Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Me të rinjtë e Këshillit Vendor Rinor të Shkodrës. Diskutuam për projektet dhe buxhetin për vitin 2025, por edhe për një sërë inciativash që do të gjejnë mbështetje te Bashkia Shkodër.
Në fokus të këtij takimi ishte edhe thirrja e parë që Bashkia Shkodër ka hapur për “Grantet për të rinjtë”, një mundësi reale për mbështetje financiare ndaj tyre.