2 korriku eshte Dita Boterore e Gazetareve Sportive dhe pikerisht ne kete dite, per mjeshtrin e mikrofonit, gazetarin dhe staticienin e mrekullueshem Ymer Striniqi, ka ardhur edhe dekorimi nga ana e Presidentit te Republikes, z. Ilir Meta me titullin “Mjeshter i Madh”.
Ky i fundit kishte zgjedhur kete dite te veçante per te dekoruar disa nga emrat e shquar te gazetarise sportive dhe natyrisht qe nuk mund te mungonte Ymer Striniqi.
Nje titull i akorduar gjashte vite pas vdekjes, kur ne fakt do te ishte e mira qe do merrte e ta shijonte sa ishte gjalle, por gjithsesi sot familjaret e tij jane ndjere krenare per njeriun e tyre te zemres.
Ymer Striniqi per 55 vite me rradhe ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne median sportive, duke qene nje figure e plotesuar ne te gjitha drejtimet, por edhe shume e dashur per te gjithe.
Njekohesisht, ka qene edhe nje udherrefyes per te gjithe gazetaret e rinj sportive, te cilet padyshim sot jane ndjere mire qe profesori i tyre u nderua me kete titull te larte.