Dita e Bimëve Medicinale, aktivitet i larmishëm kushtuar një prej shtyllave kryesore të ekonomisë së Malësisë së Madhe.
Eksploruam nga afër parcelat e pafundme të mbjella me shumëllojshmëri bimësh, të cilat përveç zhvillimit ekonomik i kanë shtuar zonës sonë edhe një tjetër atraksion turistik.
Mirënjohës për çdo sipërmarrës që falë punës dhe përkushtimit të tyre kanë rritur ekonominë familjare dhe të zonës sonë, duke punësuar qindra burra dhe gra në mbjelljen, grumbullimin dhe përpunimin e bimëve medicinale dhe aromatike, duke e bërë Malësinë e Madhe një markë të njohur ndërkombëtare në tregun e këtyre bimëve dhe produkteve derivate të tyre.