Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka përcjellë përmes Facebook një mesazh të fortë. Fjalët e tij mund të lidhen me premtimin për “peshqit e mëdhenj” ndërsa sot është dita e fundit e janarit. Donald Lu shkruan: “Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak”.