Mos u merzit trim… Me këtë batutë e mbyllje ditën e punës, një ditë që ishte gjithmonë plot. Përditshmëria pa ty qenka e vështirë Edi. Zyra, biblioteka, kompjuteri, kafja e nades, bisedat, debatet e shumë të tjera që na shoqnonin ditën, nuk do jenë më pjesë e saj.
Nuk di as ti gjej fjalët o mik për me shkru diçka për ty, e me siguri tash do jesh tu qeshë e tu thanë si me thoshe gjithmonë “Hiqu kesaj”, se e di se nuk të pelqen. Dita e parë sot pa ty, kenka shumë e pabesueshme, një qetësi që të vret shpirtin, të pres e më duket sikur po hap derën e futesh në zyrë.
Kena kalu shumë kohë bashkë, kena nda gjithmonë gjithçka bashkë, nga aktivitetet e punës e deri të hallet e përditshme familjare, sepse ishe një familjar shembullor dhe adhuroje bashkëshorten e djalin. E pikërisht Matias ishte muhabeti jonë i fundit. Ishe i shqetesuem se në cilin gjimnaz po e çojshe, sepse kërkoje më të miren për të dhe thoshe që tash ka nevojë taman për mue, sepse fillon faza e njohjes së vedit.
Na ke dhanë shumë të gjithëve Edi, mu edhe më shumë, saqë nuk kisha nevojë me shku në bibliotekën e muzeut me marrë e me hapë një libër, se ti ishe “bibliotekë” vetë.
Kësaj herë u merzita fort trim, nuk e patme lanë kështu, por jam i sigurt se shpirti jot i lirë, ashtu si ishte në tokë, ashtu do jetë edhe në qiell. Do më mungosh shumë e Zoti të pastë afër vedit. /Publikuar në Facebook nga Pjerin Mirdita, koleg i të ndjerit Eduard Grishaj/