Minutat e para të 3 janar 2022 kanë nisur me lëkundje termeti në Shqipëri. Sipas Qendrës Europiane për Monitorimin e Termeteve, ka qenë ora 00.38 kur toka shqiptare është lëkundur.
Termeti është ndjerë në zonën e bregdetit dhe konkretisht 8 km në PerëndimVeriPërendim të Lezhës dhe 57 km në Veri të Durrësit. Thellësia e lëkundjes ishte 8 km.
Fillimisht magnituda u regjistrua 3 sipas shkallës Rihter ndërsa më pas është ridimensionuar në 2.9. Nuk ka raportime për dëme të anjë lloji.
Lëkundja e termetit është ndjerë edhe në Shengjin, sipas asaj që është publikuar edhe në rrjetet sociale. /ShkodraWeb/