Për veprimtarinë e pashtershme të Nexhmije Pagarushës, sot kryeqyteti i Kosovës është shoqëruar vetëm me këngë të saj. Në lokalet anekënd Prishtinës, gjatë gjithë ditës janë dëgjuar vetëm perlat e artistes.
E qytetarët, thanë se këto këngë duhen të luhen çdo ditë. Për nder të veprës së Pagarushës, lokalet në kryeqytet gjatë së shtunës lëshuan vetëm këngë të saj.
Një ditë pas vd.e.kjes së këngëtares Nexhmije Pagarusha, zëri i saj jehoi anekënd Prishtinës. Për të nderuar veprën e saj, shoqata e Gastronomëve të Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, vendosen që perlat e saj të dëgjohen gjatë kësaj të shtune.
Në cdo lokal të kryeqytetit, “Baresha”, “Kur nji ditë të kthehesh ti”, dhe kënfë të tjera të bilbilit të Kosovës po shoqëronin qytetarët nëpër këto kafene. Madje këtë ide, e përkrahnin edhe pronaret e tjerë të kafenevem të cilët thanë se me anë të këngëve të Pagarushës, përcillet edhe mesazhi i mirësisë.
Qytetarët vlerësojnë se këngët e tashmë të ndjerës Pagarushës duhet të dëgjohen gjithëherë e në cdo kohë. Nexhmije Pagarusha, artistja e papërsëritshme vdiq të premten, në moshën 86 vjecare.