“Dita pa makina” rikthehet sërish, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve motorike edhe në Shkodër. Në një njoftim të Bashkisë Shkodër në faqen zyrtare në Facebook, bëhet me dije se të dielën e parë të çdo muaji, në disa akse të qytetit do të bllokohet qarkullimi i makinave private.
Ndërkohë, për të orientuar qytetarët, bashkë me njoftimin është shpërndarë edhe një hartë orientuese për rrugët ku do të ndalohet qarkullimi i mjeteve.
NJOFTIM
Në zbatim të nenit 64 të Ligjit nr 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore” i ndryshuar , pika 5 c e nenit 6 të Ligjit nr 8378 dt 22.07.1998 “ Kodi Rrugor i RSH” i ndryshuar , Urdhërin e Përbashkët të Ministrit të Brendshëm , Ministrit të Kulturës dhe Ministrit të Transporteve. nr 355 dt 09.12.2014, Udhëzimit nr 1 dt 24.03.2022 të Ministrit të Turizmit e Mjedisit “Për nevoja të mbrojtjes së mjedisit, parandalimin e ndotjes në mjedis dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, caktimin e ditës pa makina”, të dielën e parë të cdo muaji do të kufizohet qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve private prej orës 09.00- 12.00 në akset rrugore si më poshtë :
1.Bulevardi “Mehmet Pashë Plaku- Rruga “Edit’h Durham” –Rruga “Marin Becikemi”.
2.Bulevardi “Zogu i Parë” – Rruga “Studenti” –Rruga “Qemal Dracini”
3.Bulevardi “Bujar Bishanaku” – Rruga “Teuta” –Bulevardi “Skënderbeu” deri tek kryqëzimi i ish Degës (pa përfshirë kryqëzimin).
4.Qendra Historike e Qytetit të Shkodrës: Rruga “Kol Idromeno”- Rruga e “Gjuhadolit”- Rruga” 13 Dhjetori” – Rruga “28 Nëntori”.