Është ndarë nga jeta në moshë të re Ilir Gjebrea. Kampioni dhe rekordmeni i dikurshëm i notit shqiptar s’ia ka dalë të fitojë garën më të rëndësishme në jetë, duke humbur betejën me Covid-19.
I njohur për garat 100 dhe 200 metra të disa stileve, Gjebrea thirrej me nofkën “Peshkaqeni” për rezultatet e shkëlqyera sportive.
Lajmin e trishtë të ndarjes së tij nga jeta e jep gazetari sportiv Dëfrim Methasani, që shpreh ngushëllimet për familjarët dhe bashkëshorten.
“Lamtumirë kampion! Sot pishinat e ujit kanë brenda edhe lotin e atyre që notuan me ty, por dhe që të njohën e patën një shok e mik si ti”, shkruan Methasani.