Është konsideruar si “Zonja e hekurt” e politikës shqiptare. Padyshim, Jozefina Topalli Çoba është një nga zonjat më të suksesshme në 30 vite demokraci në këtë vend.
Ajo hyrë në politikën aktove në vitin 1996, duke u zgjedhur deputete në Kuvendin që pati jetë vetëm rreth një vit. Por në zgjedhjet e 1997- ës, ajo u rifut në Kuvend, duke qenë pjesë e tij pa ndërprerje deri në fund të mandatit në verën e 2017- ës.
Deri në vitin 2013, Topalli ka qenë edhe numri 2 i PDSH- së, nga ku u largua me dorëheqje pas humbjes së zgjedhjeve të atij viti nga partia e saj që u pasuan edhe me dorëheqjen e Sali Berishës nga kreu i kësaj partie.
Për rreth 8 vite, Topalli ka qenë edhe kryetare e Kuvendit, nga viti 2005 deri në 2013 ndërsa më herët ka mbajtur postin e nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë.
Në zgjedhjet e fundit, e pakënaqur nga Lulzim Basha dhe lidershipi i tij në PD, Topalli krijoi Lëvizjen për Ndryshim por pa mundur të fitojë asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prill 2021.
Me fillimin e “Foltores” së Berishës, duket se Topalli po afrohet në PD dhe me gjasa, nëse do të ketë largim të Bashës, mund të ketë edhe rikthim të saj në partinë demokratike.
Jozefina Çoba është e martuar me Tonin Topalli, me të cilin ka dy fëmijë Genarin dhe Megin. Prej disa vitesh, ajo është edhe gjyshe e dy nipave, dhuratë nga vajza Megi. ShkodraWeb i uron zonjës Topalli edhe 100 vite, jetë të gjatë e të lumtur me familjen e të dashurit e zemrës.