Sot, Sabah Bizi feston 73-vjetorin e tij të lindjes. Legjenda e futbollit shqiptar ka marrë shumë urime në këtë ditë të veçantë të jetës së tij. Nuk mund të mungonte as gazetari i njohur shkodran, Tonin Frroku.
Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale uron Bizin duke shkruar: “73 vitet e më të madhit të futbollit shqiptar. Sabah Bizi, histori e kësaj loje në vendin tonë. U shekullofsh Mjeshtër i topkëmbës”, përfundon ai.
Perpos tij ne fakt edhe vete Klubi i Futbollit Vllaznia por edhe shume te tjere i kane uruar ditelindjen njerit prej me te medhenjve te futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Sabah Bizit.
Ky i fundit per fat te keq ka kaluar momente jo te mira keto vitet e fundit si rrjedhoje e mungeses se shikimit, megjithate urime te tilla padiskutim qe e kane bere ate te ndihet mire dhe i vleresuar nga te gjithe.