Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një prokurori që i shkruan se djali i deputetit të PS i arrestuar dje është çliruar nga 7 akuza. Rexhep Rraja u vu në pranga dje me akuzën për përndjekje, ndërsa në mesazhin dërguar Berishës, denoncuesi rendit 7 vepra të tjera penale, ndërsa shkruan se dje nga zyra e kryeministrit doli urdhri i prerë që djali i deputetetit të akuzohet vetëm për përndjekje.
Postimi i ish- kryeministrit Berisha:
Kryepërdhunuesi Edvin Kristaq Rama çliron nga 7 vepra penale përdhunuesin e partisë së tij, Rexhep Rraja! Prokurori dixhital shkruan. sb
“Përshëndetje dr. dje nga zyra e Edi Ramës doli urdhri i prerë që Rexhep Rranja të akuzohet vetëm për nenin 121/a të përndjekjes. Ndërkohë që janë shkelur në flagrancë nenet që vijojnë:
▪Neni 84 – Kanosja – Dënim me gjobë ose burgim gjer në 1 vit
▪Neni 90 – Dëmtime të tjera me dashje – Dënim me gjobë ose burgim gjer në 6 muaj
▪Neni 102 – Marrëdhënia seksuale me dhune me të rritura – Dënim 3 gjer në 10 vjet burgim
▪Neni 104 – Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me kërcënimin me përdorimin e armës – Dënim 5 gjer në 15 vjet burgim.
▪Neni 110 – Heqja e paligjshme e lirisë- E kap pjesa ku shkaktohen edhe lëndime fizike. – Dënim 3 gjer ne 7 vjet burgim.
▪Neni 278 – Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve – Dënim me gjobë gjer në 7 vjet burgim.
▪Neni 301 – Veprime që pengojë zbulimin e së vërtetës – Dënim me gjobë ose burgim gjer në 3 vjet.”