GJKKO ka vendosur që të dënojë me 7 vite burg, ish kampionin e botës në mundje,shkodranin Elis Guri, pasi akuzohet për veprën penale prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të dosjes 339.
Sipas vendimit final, Guri do të jetë i detyruar që të vuajë një dënim me 4 vjet e 8 muaj burgim, duke qenë se përfiton nga gjykimi i shkurtuar, edhe pse vetë ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat.
Ndërsa avokati mbrojtës i Gurit, Arbër Hoxha u shpreh se vendimi është i pambështetur në ligj dhe në prova, dhe brenda afatit ligjor do kundërshtohet ne Gjykatën e Posacme të Apelit ku do të kërkojne deklarimin e pafajshëm të të mbrojturit prej tij.
Guri është një nga emrat më të famshëm të dosjes 339, duke qenë se ka përfaqësuar Shqipërinë në nivelet më të larta të sportit të mundjes, dhe tashmë do të jetë i detyuruar që të kalojë disa vite pas hekurave, në rast se Gjykata e Apelit nuk vendos për ndryshimin e vendimit të shkallës së parë.