Kiara dhe Luizi janë zënë sot keq me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi pas një bisede me Oltën, e cila këshilloi Kiarën që ta puthte Luizin pasi kështu do kuptojë nëse ndjen apo jo për të. Pas këtij momenti, Kiara i tha Luizit se pret që t’i thotë Olta për puthjen dhe kërkoi mos t’i flasë sot.
Luizi nga ana tjetër i tha se nuk e ka fare tek puthja, por mendon për të mirën e saj duke u shprehur se e di çfarë do t’i ndodhë Kiarës brenda shtëpisë.
Kiara: A ka mundësi të mos më flasësh fare sot? Ik! Për aq kohë sa pret të të thotë Olta Gixhari puth Kiarën… Ça më di ti mua 2 vjeç? Që të marr mendime nga Olta? Erdhe ti dhe e hapë atë muhabet. Dhe ti prisje të të puthja se tha Olta?
Luizi: Krenaria jote të djeg. S’ma dëgjove një herë fjalën.
Kiara: Le të më djegë, të paktën jam e sigurt për hapat e mi. Puthjen do ta jap kur ta ndjej vetë, jo kur të ma kërkojnë.
Luizi: Po ik ça puthje se dua hiç.
Kiara: Po ça do atëherë, ca kërkon nga unë?
Luizi: Do e shohësh çfarë do të ndodhë ty brenda këtyre mureve.
Kiara: Po ça është kjo e keqe madhe që do më ndodhi? Do dal jashtë? Po le të dal, të paktën jam e qetë me veten time. Unë të pres jashtë.