Ditën e sotme është mësuar se Gjykata e Posaçme GJKKO, i ka caktuar si avokat mbrojtës kryesisht Sali Berishës pasi avokatët e caktuar me prokurë nga ish- kryeministri, janë tërhequr nga mbrojtja pasi nuk iu përmbushën kërkesat e tyre.
Avokat mbrojtës i Berishës nga GJKKO është caktuar Artan Simoni, i cili rezulton sipas vetëdeklarimeve të tij në rrjetet sociale, i diplomuar në Universitetin e Bolonjës në Itali, shkruan ShkodraWeb.
Kaq ka mjaftuar që Shkelzen Berisha, djali i ish kryeministrit, të shpërthejë në ironi, duke bashkëndarë me ndjekësit një publikm në Facebooj dy ditë më parë të avokatit Simoni.
“Ky eshte “avokati” qe gjykatesja qe shkeli kushtetuten ka caktuar per te mbrojtur Sali Berishen! Do i kisha sugjeruar me mire Taulant Ballen se njeh dhe dosjen!”, shkruan Shkelzen Berisha, duke aluduar se publikimi i avokatit, i drejtohet pikërisht babait të tij tashmë person nën hetim.
“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin.
Ku gaboi bisha?!”, shkruante në postimin e tij në Facebook avokati Artan Simoni, përcjell ShkodraWeb.
Ndërkohë, në një njoftim të Gjykatës së Posaçme thuhet se: Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zevendesoi av Artan Simoni me avokat tjeter nga lista e avokateve kryesisht dhe i la kohe te njihet me aktet. Seanca do te zhvillohet ne daten 26.10.2023 ora 10am.