Sali Berisha tregoi se do ishte fatkeqësi nëse Gerti Shehut “do t’i merrej shpirti aty nga protestuesit e revoltuar”, pasi e i riu e goditi me grusht.
Berisha theksoi se “ai ka marrë një trastë me para nga Rama për aktin dhe nëse s’do e bënte 31-vjeçari, atëherë do ishte dikush tjetër që do e godiste”.
Sali Berisha: “Ai ishte një mjeran, do ishte fatkeqësi ti merrnin shpirtin aty, kishte marrë para për aktin. Nuk ishte ai, do ishte dikush tjetër. Dëshmoi Rama se është shteti me gjithë qëndrimet që mbajti.
Nuk them kurrë që gjërat më dolën jashtë kontrollit, nuk më ndodh kurrë. Deklarova se siguria e Samiti përbën qëllim për ne.
Duhet të mbroja interesat qytetarëve, në asnjë lloj rrethane s’mund tu krijonim përshtypje se protesta përbën rrezik. Shqipëria nuk konsiderohet e sigurt, mirë se erdhën. I treguam me kë ishin ulur, ai tregoi veten. Nuk mund të përbënim shqetësim për ta.
Për Ramën, nuk ua zgjidhim ne, por vetë.
Ai futi në dorë udhëheqjen opozitës, dhe de facto e asgjësoi. Kjo mori fund, me rithemelimin e PD u krijua opozita, kjo e tmerron Ramën, zgjodhi atë moment në mënyrë më diabolike, që t’i jepte një goditje fatale opozitës.
Por llogaritë nuk i dolën, përkundrazi, ajo iu kthye në atë që meriton dhe do i kthehet, është një proces.
Nëse prish një resort që është me leje, dhe këtu dhjetëra janë këtu pa leje, atëherë e ke kundër fjalës së lirë, doja ta vendosje në kontroll të plotë, ose ta asgjësonte.