Kur na ndajnë edhe një javë nga finalja e madhe e Big Brother VIP, Luiz Ejlli ka bërë një tjetër dedikim për të dashurën e tij, Kiara Tito, ish banore e BBVIP.
Ai u shpreh se Kiara është vajza që çdo djalë do ta ëndërronte dhe do të ishte krenar që ta kishte në krah. Luizi tha se ajo do të jetë nëna e fëmijëve dhe tij dhe krahu i tij i djathtë.
“Je gjithçka që jo vetëm unë po çdo djalë do ëndërronte dhe do ishte krenar që të kishte në krah, do jesh nëna më e bukur në botë, do jesh nëna e fëmijëve të mi, do jesh krahu im i djathtë, do jem i joti gjithë jetën”, tha Luizi në një intervistë radiofonike me Top Albania Radio.
Luiz Ejlli së bashku me 3 banorë të tjerë, Efin, Dean dhe Kristin janë 4 finalistë, ku njëri prej tyre do të shpallet fitues me 6 maj.
Ndërkohë, Kiara Tito u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP. Ajo u fut për herë të dytë, ku në një përballje me Efin, kjo e fundit u zgjodh finaliste.
Pas martesës që u zhvillua brenda shtëpisë, mbrëmjen që ajo u largua mori një propozim për martesë nga i dashuri i saj, Luiz Ejlli. Ky i fundit ia bëri surprizë, pasi për dy ditë me radhë i thoshte asaj se gjithçka mes tyre kishte përfunduar dhe do të donte që të ndaheshin. Kjo bëri që Kiara ta përjetonte shumë keq, madje kërkoi që të linte shtëpinë. Por e gjitha ishte një lojë, në funksion të surprizës së madhe.