Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Kjo është gjendja e sheshit pranë shkollës “Martin Camaj”. Me të drejtë mësuesit dhe prindërit kanë ngritur prej kohësh shqetësimin e tyre për hyrjen e shkollës që vijon t’i shoqërojë prej 15 vitesh në këtë gjendje.
Pashë nga afër situatën që krijohet sa herë ka reshje shiu, ndërkohë që gjatë bisedës me mësuesit vendosëm edhe pikat prioritare të ndërhyrjes që do të bëhet. E di mirë që të tilla pamje janë prezente edhe në godina të tjera arsimore në Shkodër, por bashkarisht do realizojmë zgjidhjet më të mira të mundshme për fëmijët.