Presidenti i Federatës së Boksit, Florend Kalivopulli, ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti që mban prej disa vitesh. Përmes një publikimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Kalivopulli nëvizon se ditët në vazhdim do të thërrasë mbledhjen e KE të Federatës Shqiptare të Boksit dhe t’i kërkojë dorëheqjen.
Ai sjell në vëmendje se shkak për këtë vendim janë bërë incidentet e ndodhura ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, gjatë zhvillimit të Kampionatit Kombëtar, ku u regjistrua një sherr masiv me grushte e karrige mes tifozëve, sherr që u inciua nga drejtues të ekipit të Tiranës.
Publikimi i Kalivopullit:
Te dashtur miq!
Duke reflektuar ndaj komunitetit te boksit, i cili me te drejte eshte i shqetesuar kam vendosur qe ne ditet ne vazhdim te therras KE te Federates Shqiptare te Boksit dhe tju kerkoj atyre doreheqien time.
Shkak per kete gje ishin incidentet e djeshme ndodhur ne qytetin e Shkodres gjate zhvillimit te Kampionatit Kombetare. Jam munduar qe me pasion dhe dashuri pa fund te beja me te miren.
Boksi nuk duhet te ndalet. Rrugetimi i tije premton…
f.κ