Ç’ është kjo Kombëtare e dobët kështu….më e dobëta që ka ekzistuar ndonjeher në historinë e futbollit shqiptar… Të humbesh me një ekip si Çekia që për mendimin tim ishte një ekip i kategorisë së dytë për nga ana artistike futbollistike e lojtarëve në fushë, por i yni ishte një ekip inekzistent…
Ç’ do akoma ky trajner në krye t’ ekipit kombëtar pa asnjë lloj taktike, teknike apo vendosje në fushë, ç’ duan akoma shumë lojtarë në fushë që nuk kanë nivel të perfaqësojnë ekipin tonë kombetar….Ç’eshtë ky turp në arenën ndërkombëtare që ulet përsëri niveli i futbollit akoma poshtë e më poshtë…
Ç’ është ky zhgenjim total…dhe përgjegjësia mbi kë bie… Një katastrofë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Çekisë që po të kisha diçka në dorë, do ta fshija komplet Federatën e Futbollit Shqiptar dhe do të rikonstruktoja diçka më të bukur nga ana spektakolare dhe me 22 lojtarë të tjerë dhe ma kryesorja me një trajner të ri.
Di të them vetëm që mbremë ishte një turp i madh dhe zhgenjim për tifozerinë shqiptare që e presin me padurim orën e ndeshjes…pa llogaritë shpenzimet e atyre që shpërngulen me pa ndeshjen në stadium…. Ju betohem sinqerisht që të perfaqesoja unë personalisht ekipin kombetar në këtë menyrë si lozin këto lojtarë sot… unë do të jepja doreheqjen direkt… Pa ngurrim. /Nga Ilir KEPA, ish- fubollist i Kombëtares dhe i Vllaznisë, publikuar në Facebook/