Eshte ndare nga jeta mesuesja e edukimit fizik Aurora Hila. Jane te shumta mesazhet e dhimbjes e ngushellimit per familjen e te afermit. Ne nje publikim te Shkolles “At Pjeter Meshkalla”, lexojme:
Me dhimbje të madhe, mësuam sot për ndarjen nga jeta të prof.sha Aurora Hila, mësuese e edukimit fizik në shkollën tonë prej vitesh.
Do ta kujtojmë gjithmonë ashtu si në këtë foto—e rrethuar nga nxënësit, plot jetë, duke dhënë më të mirën në çdo mësim dhe aktivitet.
E gjithë bashkësia edukuese e shkollës bashkohet në dhimbjen e familjes dhe në lutje.
Do të na mungosh pafundësisht.
Pushofsh në paqe!
Nderkohe, nuk mungojne edhe vleresimet nga prinder te nxenesve qe mesuese Aurora, edukoi pergjate viteve. Mimoza Rexhvelaj, shkruan ne rrjetet e veta sociale:
Të zotit jemi, tek zoti kthehemi të gjithë!
E njoha si zysha kujdestare e tim biri, një grua që rezatonte dritë në të gjithë qenien e saj.
U bëm mike, kishim shumë gjëra të përbashkëta, shumë mendime dhe pika bashkimi si për jetën, si për shkollën, mësimin, komunikimin me nxënësit, edukimin e brezave, detyrat që kishim si prindër të dytë…Zyshë Aurora Guce Hila do të kujtohet përgjithmonë si dritë, që dhuroi dritë tek të gjithë nxënësit e saj.
Si njeriu që kontribuojë në edukimin e brezava!
La shumë dashuri njerëzore mes nesh, la kujtime e buzëqeshje.Ajo u bë dritë në qiell…
Qofsh mirë me zotin zysha!
Ngushëllime familjes, kolegëve, nxënësve të saj që shumë e deshën!
ShkodraWeb i shpreh ngushellime familjes, te afermeve, miqve e kolegeve te mesuese Aurores!