Nje nga temat “e nxehta” te ketyre diteve ka qene e ardhmja e drejtorit sportiv Matko Djarmati, nese ai do te vazhdonte bashkepunimin edhe per nje sezon te trete me Vllaznine apo jo.
Ishte vete presidenti Xhaferi qe nje prononcim te dhene per mediat u shpreh se te Vllaznia ka ardhur koha per ndryshime dhe per fryme te re, çka la te kuptohet se drejtori Djarmati nuk do te rinovonte kontraten.
Ne lidhje me kete çeshtje, gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar me drejtorin i cili eshte shprehur: “Nuk jam larguar une nga Vllaznia. Me duhet te sqaroj se me ka perfunduar kontrata me 31 maj, kjo eshte e gjitha.Shpresoj qe sot ose neser te flas me presidentin Xhaferi dhe te shohim ne vazhdimesi se çfare do te bejme”.
Ne pritje te nje zyrtarizimi te rinovimit apo jo, ne Shkoder ne fakt kane filluar te qarkullojne emrat e pare per drejtorin e ri sportiv, megjitate do jete vetem presidenti Xhaferi ai qe do ta emeroje ate.