Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër: Me drejtuesit e PD dhe këshilltarët e ardhshëm bashkiak duke diskutuar me banorët e lagjes nr.5 të Bashkisë Shkodër. Mbështetja që kanë treguar në vazhdimësi ndaj Partisë Demokratike është e madhe dhe meritojnë mirënjohje pa fund.
Projekti ynë për një zhvillim të gjithanshëm të Bashkisë Shkodër, parashikon një sërë ndërhyrjesh edhe në këtë lagje. I falenderoj për çdo ide dhe sugjerim të dhënë, pasi na shërbejnë për të përmirësuar standartet.
Duke i ftuar që në 14 Maj, masivisht të mbështesin alternativën tonë, duke zgjedhur koalicionin “Bashkë Fitojmë”, i garantova se do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike, si dhe Bashkia Shkodër institucioni që do t’u shërbejë me përkushtim.