U detyrua te largohej nga fusha e lojes jo shume minuta pasi kishte nisur ndeshja me Laçin dhe me daljen e tij, mesfusha e Vllaznia ra ndjeshem. Kjo edhe per shkak se mungonte edhe Ardit Krymi.
Herald Marku ka pesuar nje demtim muskular ne takimin e se premtes dhe si rrjedhoje do te jete i detyruar te pushoje kete fundjave ne ndeshjen ndaj Apolonise.
Ka patur nje dyshim nese mesfushori 24 vjeçar do te mungonte gjate apo jo, por ne fakt ka qene vete ai qe i ka qetesuar te gjithe pasditen e sotme.
Permes nje postimi te bere ne rrjetet sociale, ai shkruan: “Une do te kthehem se shpejti”. Ende nuk eshte e qarte nese ai do te rikuperohet per mesjaven e ardhshme kur Vllaznia do te luaje ne Korçe ndaj Skenderbeut apo jo.
E sigurte eshte qe fundjaven tjeter pastaj Marku do te jete ne fushe ne ndeshjen e shumepritur ndaj Tiranes. Kujtojme qe ne takimin e fazes se pare ndaj kesaj skuadre, ai pat shenuar dy gola per Vllaznine duke kontribuar ne fitoren 3-2 te saj. /ShkodraSport/