Shkruan në Facebook Tonin Marinaj, kryebashkiak i Malësisë së Madhe: Në Razmen Turistike pata kënaqësinë të takoja të rinjtë e fshatit Vrith dhe sipërmarrës në fushën e turizmit.
Vendi ynë ka fatin të ketë resurse të jashtëzakonshme natyrore, prandaj i ftova të rinjtë të shikojnë potencialin që vendi ynë ofron, duke aplikuar me projekte serioze për grante që vijnë nga qeveria shqiptare, institucionet europiane dhe grupet financiare ndërkombëtare në fushën e agroturizmit, sipërmarrjeve bujqësore, blegtorale, bizneset inovative etj.
Do të vazhdojmë të jemi partnerë dhe mbështetës të çdo individi që ka një ide për të investuar në turizëm. Duam të jemi të parët në rajon për turizmin malor dhe për këtë na duhet kreativiteti dhe energjia e të rinjve. Bashkë bëjmë shumë.