Ish-kryetari i PD-së në Tropojë Azgan Haklaj ka bërë sot një deklaratë të fortë, ku pohoi se deputeti i PD-së Flamur Noka, që e cilësoi ‘Arkanin’ e Berishës, po punon me strukturat për të pushtuar më 12 dhjetor selinë blu. Deklaratën Haklaj e bëri sot në rubrikën ‘Opinion’ në “News24’.
Ai u ndal dhe te ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha që u mbajt dje në Bajram Curri, ku tha se nuk ishte i pranishëm.
“Nuk isha. Ai e quajti atë vend Malësi e Gjakovës, pasi Tropojë është sllavishte. Kur ishte president dhe kryeministër, nuk u kujtua që të hiqte emrin Tropojë, një trevë që ka përcaktuar faktin e shqiptarëve dhe të demokracisë. ai shkoi në Malësinë e Gjakovës me triumfin e madh se ishte andej me prejardhje. Ai tha se pse duhej të ishte ai tra në Kukës, ndërkohë që ka qenë vetë një nga ata që ka hedhure idenë. është e vetmja foltore ku Berisha nuk kërkoi falje. Pasi në të gjitha foltoret ka kërkuar falje.
Ai nuk ka një projekt-ide, apo platformë të radhës. Ai ka një strategji të gërshetuar me intrigë, blofe, intimidim. Dua t’i bëj me dije Bashës, kryetarit të zgjedhur, ambasadës së SHBA, se Arkani i Berishës, zoti Noka po organizon strukturat për të pushtuar selinë e PD në datën 12 dhjetor. Nga informacionet që kam unë, dhe kjo shkon dhe në akord, do pushtojë selinë e PD dhe të PS. Nga Tropoja Berisha tha që ne jemi ortek. Ai u kthye në Tropohë për t’i kthyer zonjës ambasadore të SHBA përgjigje. Sulmon në mënyre të pacipë binomin Blinken Yuri Kim. Ai tha “po të doja unë e hiqja për 2 orë emrin tim non-grata”. Po si mund ta hiqte ai?”, tha Haklaj.
Mes të tjerash Haklaj tha se 11 dhjetori, data që ish-kryeministri ka thirrur për të mbajtur Kuvendin, do të ketë apokalipsi i Berishës.
“Ai duhet të kërkonte falje për krimet që nuk janë zbardhur për dosje Tropoja. Po ashtu ai duhet të kërkonte falje për vrasjen e deputetit Hajdari. Berisha po i bën përdorim të paskrupullt që po i bën çështjes Hajdari. Zoti Basha mori një vendim të vështirë. Berisha po përdor një strategji tjetër, duke publikuar disa firmëtar, duke i quajtur të guximshëm që shpallen për Kuvendin e 11 dhjetorin. 11 dhjetori është apokalipsi i Berishës.”, pohoi Haklaj.