Kryetari i PD-së Sali Berisha tha se beteja përfundimatre është për jetë a vdekje, që sic u shpreh ai “ose do shkatërrohet Rama ose opozita”. I ftuar në emisionin “Open” Berisha deklaroi se në kushtet e skandalit të McGongial do të vendosin bashkëpunim me institucionet e SHBA për ta ngritur atje çështjen ku ne dosjen hetimore permendet edhe Rama.
Edhe pse deklaroi se ka probleme me administratën aktuale amerikane, Berisha u shpreh se ka marrëdhënie shumë të mira me forcën tjetër politike në SHBA.
Sali Berisha: Prova përfundimtare është një revolucion që duhet të përfundojë ose me shkatërrimin dhe përmbysjen e Ramës ose me shkatërrina e opozitës. Këtu opozita fiktivë nuk duhet të ekzistojë.
Ngjarje si kjo nuk ka ndodhur në historinë. Kur Hanson u arrestua nuk ishte një vend i botës së tretë, por ishte Rusia që i çonte qeset me diamant atij. Këtu arrestohet një i korruptuar nga një kryeministër i një vendi partner, por për amerikanët një vendi botës së tretë.
Fatos Lubonja: Në frontin e jashtëm cila është fuqia juaj në SHBA për të ngritur këtë problem atje, cila është fuqia juaj në Evropë?
Sali Berisha: Ajo që ne do bëjmë në këto kushte do vendosim një bashkëpunim me institucionet e SHBA dhe do kontribuojmë. Pra në do vendosim lidhjet.
Endri Shabani: Jeni i izoliar
Sali Berisha: Vërtet unë kam probleme me administratën aktuale, por nuk kam asnjë problem me forcën tjetër politike, e cila me eksponentë të saj kryesor ka denoncuar më shumë se unë Blinkenin për vendimin e tij.
Unë kam komunikim me nivelet që ty s’ta pret mendja. Ne do vendosim kontaktet dhe bashkëpunim me ata që janë të interesuar.