Pas gati nëntë muajsh proces gjyqësor, janë dënuar më në fund dy të rinjtë që dogjën të gjallë një shqiptar në Basildon të Britanisë. Ngjarja ka ndodhur më 27 shkurt të vitit 2016. Shqiptari, i identifikuar si Vilson Meshi, u dogj i gjallë në “Audi A4” e tij, teksa udhëtonte nga Gloshopi për të parë fëmijët e tij.
Meshi ishte i divorcuar dhe udhëtonte 1 herë në muaj me kilometra për të takuar fëmijët e tij, që jetonin me të ëmën. Dy të rinjtë, 18 dhe 16 vjeç i vunë flakën makinës së tij, teksa Meshi po flinte brenda pas një udhëtimi të gjatë, duke hedhur një sinjalizues, nga ata që përdorin anijet në lundrim dhe shkaktuan një zjarr masiv në automjetin e Meshit, duke e lënë të vdekur./shqiptarja/