Shkruan në Facebook gazetari Osman Stafa: Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka shitur shtëpinë që gjendet në adresën e publikuar nga Gjykata e Elbasanit që në vitin 2019. Por ama Gjykata i njeh për adresë ish-ministrit dhe vendin ku do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit një adresë që nuk e ka më.
Pika 2 në vendimin e Gjykatës është adresa e gabuar e Saimir Tahirit.
Ndërsa në pikën 6-të, thuhet se një kopje e këtij vendimi do i çohet Zyrës së Shërbimit të Provës dhe Komisariatit nr 1, që të verifikojnë dhe kontrollojnë respektimin e detyrimeve nga ana e të dënuarit.
Pra autoritetet do të kontrollojnë respektimin e detyrimeve të ish-ministrit në një adresë të gabuar. Kaq!