Dy vendime per te njejten ceshtje, njeri ne fuqi dhe nje tjeter i revokuar nga pasardhesi. Eshte kjo historia e vendimmarrjes se Keshillit Bashkiak Vau- Dejes, lidhur me administrimin e Nderkomunale Bushat sha, ndermarrjes shteterore qe administron edhe landfillin e Bushatit.
Gjate dites se djeshme, ka qarkulluar nje vendim me nr. 50 i Keshillit Bashkiak, permes te cilit percaktohej rritja e tarifave per depozitimin e mbetjeve urbane ne Landfillin e Bushatit nga bashkite Shkoder dhe Lezhe. Pikerisht ky vendim, kishte mjaft drite- hije.
Vendimi nuk kishte marre shprehjen e ligjshmerise nga Prefekti i Shkodres, sic percakton ligji dhe nuk ishte konsultuar apo bere transparente analiza tekniko- ekonomike per rritjen e tarifave. Pak ore me pas, doli ne skene nje vendim tjeter, i Keshillit Bashkiak Vau- Dejes, i cili revokonte vendimin me nr. 50.
Vendimi i ri, me numer 59, i jep kompetence Asamblese se Nderkomunale Bushat sh.a. edhe per percaktimin e tarifave per bashkite per depozitimin e mbetjeve urbane. Por perseri eshte ceshtje qe duhet sqaruar. A ka nje vendim publik, te shpallur, te Asamblese se Pergjithshme te Nderkomunale Bushat sh.a. qe percakton nivelin e tarifave? Duke qene SHA shteterore, eshte detyrim primar transparenca.
Vendimi 59, eshte marre me 26 tetor 2020 dhe nuk eshte e qarte nese i eshte derguar bashkive te interesuara. Me pas, e gjithe procedura e ndjekur qe ka kulmuar me rritjen e tarifave, duhej te behej publike permes mediave dhe sigurisht, ti dergohej bashkive e subjekteve te interesuara nga vendimet. /ShkodraWeb Media/