Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, qytetarët kanë mundur të votojnë për subjektin politik por edhe për preferencën e tyre për kandidatët. Kjo hapi një garë brenda garës edhe në gjirin e forcave kryesore politike si PS, PD, LSI, LN dhe PSD.
KQZ, në zbatim të ligjit, ka vendosur rinumërimin e rreth 10% të kutive të votimit në rang kombëtar, duke përzgjedhur nga 12 qarqet e vendit. Procesi ka filluar prej disa ditësh dhe ka më shumë efekt statistikor por nga ana tjetër, është edhe mundësi për të parë si janë tjetërsuar votat gjatë procesit të numërimit, pasi kanë hyrë në kuti.
Nga votat e kandidatëve për deputetë, sipas asaj çfarë është publikuar nga KQZ në faqen zyrtare, rezulton se ka patur ndryshime gjatë procesit të numërimit nga GNV- të. Në pamje të parë, gjithçka mund të konsiderohet edhe si gabim njerëzor, nisur nga zgjatja e procesit të numërimit. Megjithatë, kontratohet se Zef Hilës i janë numërusr 104 vota më shumë, Greta Bardelit 15 vota më shumë, Bardh Spahisë 7 vota më shumë, Arben Gjurajt 13 vota më shumë. Po ashtu konstatohet se Helidon Bushati i janë hequr në numërim 36 vota, Helga Sallakut 23 vota, LodovikHasanit 12vota, EmiliaKoliqit 8 vota e me radhë, sipas tabelës që mund ta shihni më psohtë.
Ndërsa tel lista e Partisë Socialiste për 40 qendrat e numëruara në Qarkun e Shkodrës në KQZ, diferenca paraqitet si më poshtë. Bie në sy që 10 kandidatëve u janë hequr vota, në shifra që variojnë nga 20 deri në 1. Nuk është e qartë se në favor të kujt kanë shkuar këto vota, meqenëse asnjëri nuk rezultat me se i janë shtuar vota me 25 prill 2021.
Partia Socialdemokrate ia doli të fitojë dy mandate në zgjedhjet parlamentare. Kryesuesit të listës Tom Doshi, i cili më pas hoqi dorë nga mandati i deputetit, i janë shtuar më shumë 20 vota, 5 i janë shtuar Bilbil Dervishit dhe të tjerët sipas tabelës që mund ta shihni më poshtë.
LSI arriti të sigurojë një mandat deputeti me 25 prill 2021. Në 8 vendet e para të listës, rezulton të mos i jenë shtuar vota në numërim askujt. Madje, duke nisur nga kryesuesi i listës Agron Çela, një pjese i janë hequr vota gjatë numërimit, nga 23 më pak deri në 1 votë “e vjedhur”.
Në Qarkun e Shkodrës kandidoi për deputete, si kryesuese e listës së Lëvizja Për Ndryshim edhe ish- kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Pavarësisht se në shifra të ulta, të gjithë emrave të listës, i janë zbritur vota gjatë numërimit.
Pyetja që mund të ngrihet pas përfundimit të këtij procesi është: A kanë qenë thjeshtë gabime njrëzore nga lodhja e GNV- ve gjatë numërimit që pasi 25 prillin apo dikush/ disa kanë dashur të tregohen më të zgjuar?! Ndoshta jo për të përmbysur herësin gati të pathyeshëm, por pët të treguar se sa “i do populli” si kandidatë. Pavarësisht kësaj, do të ishte interesante nëse rinumërimi do të shtrihej në të gjitha qendrat e votimit në nivel qarku, ku me siguri tjetërsimi i votave, të paktën të kandidatëve, mund dhe duhet të jetë më i dukshëm, më i thellë. /ShkodraWeb/