Ditën e sotme, prindër të fëmijëve që frekuentojnë kopshtin në mjediset e shkollës “Ndoc Mazi” në Shkodër, kanë protestuar pasi kanë mësuar se për mungesë numri të fëmijëve, kopshti mund të mbyllet. Jo vetëm kaq, madje ata kanë bllokuar edhe mësimin në këtë shkollë.
Në vijim, një përfaqësi e prindërve, është pritur në takim nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi. Pas takimit, Bashkia e Shkodrës ka shpërndarë një njoftim për mediat, ku në mëes të tjerave, thuhet:
“Siç jeni në dijeni, kryetarja ka patur sot një takim me prindër të kopshtit në shkollën “Ndoc Mazi”. Pas takimit, janë dërguar shkresat që po ju dërgoj. Për efekt kontaktimi sa më të shpejtë, kryetarja ka dërguar edhe këtë mesazh në celular, bashkë me shkresat. Siç jeni në dijeni, kryetarja ka patur sot një takim me prindër të kopshtit në shkollën “Ndoc Mazi”.
Më pas kryetarja e Bashkisë ka bashkëbiseduar me edukatoret dhe drejtues të drejtorisë së kopshteve dhe çerdheve për të gjetur zgjidhje të mundshme.
Kryetarja e Bashkisë për gjetjen e zgjidhjes i është drejtuar ministres së Arsimit, Prefektit, Agjensise së Vetëqeverisjes Vendore për gjetjen e një mundësie ligjore që të mundësojë plotësimin e kërkesës.
Përshëndetje,
Në vijim të kërkesës së banoreve të lagjes nr. 5 në Basshkinë e Shkodrës, lidhur me regjistrimin dhe mundësimin e freukuentimit të Kopshtit në klasat e shkollës “Ndoc Mazi”, dërgoj kërkesën për zgjidhje ligjore bazuar në propozimin e prindërve.
Meqenëse Udhëzimi nr. 30 datë 12.09.2018 “Për numrin e nxenësve për klase dhe normat e punës mesimore në institucionet e arsimit parauniversitar” nuk mundëson plotësimin e kërkesës, kërkoj shqyrtimin e këtij rasti të veçantë, duke mundësuar një zgjidhje, në mënyrë që t’u krijojmë lehtesi prindërve për frekuentimin e kopshtit dhe të shkollës për fëmijët e tyre.
Kjo është një kërkesë e bërë edhe nga Drejtoresha e shkollës “Ndoc Mazi”, e cila i druhet mbylljes së klasave të shkollës, dhe për këtë janë angazhuar sot edhe mësues të shkollës, të cilët kanë ndaluar mësimin dhe kanë kërkuar që kjo kërkesë e prindërve të përmbushet.
Falemnderit për një përgjigje të shpejtë.”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Shkodër. Bashkë me njoftimin, janë shpërndarë edhe shkresat që u janë dërguar institucioneve dhe që mund ti ndiqni më poshtë. /ShkodraWeb Media/