Një listë prej 40 kampesh pune të detyruar, ku regjimi komunist shfrytëzonte punën e të burgosurve politikë dhe të të internuarve, listohet në një raport të qeverisë amerikane të vitit 1955. Raporti do të diskutohej në mbledhjen e OKB-së. Lista e kampeve na zbulon eksaktësisht vendet ku u shfrytëzua krahu i punës së të dënuarve politik në Shqipëri. Shtrirja e tyre është pothuajse në gjithë Shqipërinë, duke shenjuar 40 pika në hartën e vendit, të cilët sot minimalisht duhet të kishin nga një vend përkujtimi në shenjë nderimi për punën nën sakrifica të mijëra të dënuarve politik që vuajtën nën regjimin komunist.
Lista e 40 kampeve të punës së detyruar pajiset me shënime plotësuese mbi llojin e punës që është bërë si dhe numrin e të burgosurve a të internuarve, që vuajtën dënimin absurd në këto kampe. Më poshtë, kujto.al e sjell të plotë këtë dokument dhe faksimilet e tij.
Burgjet Politike dhe kampet e koncentrimit në Shqipëri 1944 -1954
1) Kamzë
Numri i pjestarëve: 500- 1.100
Një 60 përqind janë gra e fëmijë. Pjesëtarët punojnë në fermën shtetnore ylli i kuq dhe fabrikën e tullave aty afër
2) Valias
Numri i pjestarëve: 1.500
Pjestarët janë ish-oficerë dhe nënpunës qeveritarë si dhe familje t’atyre që kanë kaluar në Perëndim.
3) Cërrik
Numri i pjesëtarëve: 500
Pjesëtarët e këtij kampi punojnë në rafinerinë e madhe të vajgurit që po ndërtohet.
4) Maliq
Numri i pjesëtarëve: 800 -2.300
Pjesëtarët kanë punuar në tharjen e liqenit të Maliqit, shumë janë varrosur të gjallë në projekt
5) Burrel
Numri i pjesëtarëve: 3.600 -4.000
Kjo koloni penale përbëhet nga ish oficerë të naltë të vendit para luftës. Shumë kanë vrarë vehten.
6) Vloçisht
Numri i pjesëtarëve: 1.200 – 1.400
Ky njihet si “Kampi I vdekjes” për arsye të konditave të tmerrshme pune e jetese.
7) Pojan
Numri i pjesëtarëve: 1.400 -1.600
Në këtë kamp gjithashtu shkalla e vdekjes është e naltë për arsye të konditave të tmerrshme pune në projektet e kanalizimit.
8) Tepelenë
Numri i pjesëtarëve: 450 -2.800
Gati gjithë pjestarët e këtij kampi ajnë familje nga veriu I Shqipërisë. Shkalla e vdekjes është shumë e naltë.
9) Fier
Numri i pjesëtarëve: 140
Pjestarët në këtë kamp punojnë në projekte tharje e kanalizime.
10) Roskovec
Numri i pjesëtarëve: n.a.
Projekte tharje
11) Beden i Kavajës 1.700 – 2.000
Pjestarët punojnë në projekte vaditje dhe reklamacioni dhe në tharje kënetash.
12) Bishqem
Numri i pjesëtarëve: n.a.
Pjestarët punojnë në fermë shtetnore dhe në rrugët.
13) Ura vajgurore
Numri i pjesëtarëve: 500-1.500
Pjestarët punojnë në ndërtimin e aerodromit të madh e në projekte industriale e bujqësore.
14) Berat
15) Porto Palermo
Numri i pjesëtarëve: 150
Pjestarët punojnë në fortifikimet bregdetare.
16) Vlorë
Numri i pjesëtarëve: 350-600
Pjestarët ndërtojnë rrugë dhe fortifikate dhe punojnë në fermën shtetnore të Llakatundit.
17) Krujë
Numri i pjesëtarëve: 500-650
Ndërtim rrugësh, prerje lëndë drusore dhe punë bujqësore
18) Shijak
Numri i pjesëtarëve: 100
Kryesisht punë bujqësore.
19) Lushnje
Numri i pjesëtarëve: 1000
Pjestarët janë të gjithë gra, ish mësuese shkolle dhe profesioniste, ndërtojnë rrugë e bëjnë uniforma ushtarake
20) Rrogozhinë
Numri i pjesëtarëve: n.a.
Pjestarët punojnë në kanalin vaditës Peqin – Kavajë ën kondita tmerronjëse
21) Sukth
Numri i pjesëtarëve: 600
Punojnë në fermën shtetnore “8 nëndori”
22) Shkodër
Numri i pjesëtarëve: 2.720
Projekte bujqësore e industriale dhe ndërtim fortifikatash
23) Himarë
Numri i pjesëtarëve: 200
Kryesisht punë bujqësie dhe fortifikime bregdetare
24) Korçë
Numri i pjesëtarëve: 450 -1.500
Kanalizime dhe projekte tharje.
25) Kavajë
Numri i pjesëtarëve: 3.500
Ndërtimi i kanalit vaditës Peqin Kavajë 37 km dhe punë bujqësie.
26) Elbasan
Numri i pjesëtarëve: 400 -800
Projekte bujqësie dhe tharje
27) Peqin
Numri i pjesëtarëve: 90
Ndërtim rruge dhe projekte vaditje.
28) Tiranë
Numri i pjesëtarëve: 600 – 3500
Projekte industriale, ndërtim rrugësh dhe kanalizime
29) Gramsh
Numri i pjesëtarëve: 800
Kryesisht punë bujqësie
30) Sarandë
Numri i pjesëtarëve: 260
Fortifikata bregdetare, projekte vaditëse.
31) Petrelë
Numri i pjesëtarëve: n. a.
32) Shushicë
Numri i pjesëtarëve: n. a.
33) Kafaraj
Numri i pjesëtarëve: n.a.
34) Shtyllas
Numri i pjesëtarëve: n.a.
Kryesisht ferma shtetnore të bulmetit
35)Gjirokastër
Numri i pjesëtarëve: 260-1200
Projekte industriale dhe bujqësore
36) Durrës
Numri i pjesëtarëve: 600-800
Pjestarët punojnë në projekte të ndërtimit të portit
37) Lesh (Lezhë)
Numri i pjesëtarëve: 80
Kryesisht punë bujqësore
38) Tropojë
Numri i pjesëtarëve: 180
Kryesisht punë bujqësore
39)Rembec
Numri i pjesëtarëve: n.a.
Projekte tharje e punë bujqësore
40) Kakariq
Numri i pjesëtarëve: n.a.
Projekte kanalizimi dhe vaditje
Në disa raste tregohet numri më i vogël e më i naltë i pjestarëve në cdo institucion. Numri i pjestarëve ën disa kampe nuk ka qenë zbuluar kurrë.