42- vjecari i arrestuar sot nga policia shqiptare per llogari te asaj italiane, ka qene i arrestuar thuajse nje vit me pare ne Itali dhe nuk dihen rrethanat se si ja ka dale ke kthehet ne Shqiperi per tu arrestuar sot. Mediat italiane bejne me dije se Edmond Como, 41- vjec u arrestua ne Ancona me 12 maj 2016 para se te hipte ne traget me makinen Panda Fiat te tij. Pasi kishte vuajtur 16 vite burg per trafik nderkombetar kokaine, 41- vjecari kishte mbetur pa dokumente dhe pikerisht per kete arsye ishte ndaluar ne portin e Ankones. Gjate periudhes 1 mujore qe qendronte ne nje qender pritje per refugjatet ne Torino, 41- vjecari ka bere edhe grabitjen e nje pronari restoranti qe e ka denoncuar ne polici. Nga policia italiane shqiptari konsiderohet si superkriminel dhe gjate aksionit per kapjen e tij, ai kishte netura ti largohej policise por pa sukses. Sipas policise italiane, ne ate kohe Edmond Como akuzohej edhe favorizim te personave te kerkuar te disa subjekteve te lidhur me ‘Ndrangheta- mafia napoletena dhe duhej te vuante per kete krim krim edhe nje denim me 13 vite te dhene nga Gjykata e Regjo- Kalabrise. Sot, pak me shume se nje vit me pas, Como eshte arrestuar ne Shqiperi per llogari te Italise, ndersa mbetet mister si ja ka dale te kthehet ne atdhe api u arrestua ne Ancona me 12 maj 2016. /ShkodraWeb/