Dhjetë ditë pasi Gjykata e Tiranës i dha të drejtë Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës të drejtojë Partinë Demokratike duke njohur ndryshimet në Statut më 11 dhjetor, PD ankimon vendimin e Agron ZhukritVendimi është firmosur nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e nënkryetarit të partisë.
PD kërkon prishjen e vendimit që i jep drejtimin e partisë Grupit të Rithemelimit si dhe pushim ose kthimin në hetim me trupë tjetër gjykuese.
Ky vendim i gjykatës bëri që ligjërisht në krye të PD-së, të njihej që prej 25 marsit Komisioni i Rithemelimit si organi drejtues i partisë.
Një ditë pas vendimit të gjykatës, PD e kallëzoi në SPAK gjyqtarin Agron Zhukri, ndërsa sot ankimoi çështjen në gjykatën e Apelit.