Bashkia Shkodër ka bërë publike kerkesë- padinë e Almiro Gurakuqit për ankandin e KF Vllaznia sha. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka njoftuar me shkresë zyrtare Bashkinë e Shkodrës lidhur me kerkesën e të skualifikuarit nga ankandi për aksionet e Vllaznisë Almiro Gurakuqi.
Përmes kerkesës për “sigurim padie”, Gurakuqi kërkon pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 498/2021 te Komisionit te Prokurimit Publik dt. 18/08/2021, i cili linte në fuqi të gjitha vendimet e marra nga Njesia e Ankandit dhe Autoriteti Shitës- Bashkia Shkodër.
Në shkresën e bërë publike në faqen zyrtare në internet të Bashkisë Shkodër, mësohet se seanca në Gjykatën Administrative do të zhvillohet ditën e neserme, 26 gusht 2021, ora 09.00. Në këtë seancë do të jenë të pranishëm përveç Gurakuqit dhe përfaqësuesve të tij ligjorë edhe juristë nga Komisioni i Prokurimit Publik dhe Bashkia Shkodër.
Ndërsa mendohej se Almiro Gurakuqi do të terhiqej pas vendimit të KPP- së kundër tij, nuk ka ndodhur kështu. Ai i është drejtuar gjykatës duke sjellë kështu zvarritje të procesit të privatizimit të Vllaznisë, duke dëmtuar klubin në vigjilje të nisjes së sezonit. Ndeshja për Siperkupën me Teutën e Edi Martinit do të jetë starti dhe urojmë që zhvillimet lidhur me procesin e ankandit, të mos ndikojnë tek skuadra e Vllaznisë. /ShkodraWeb/
PËR TA LEXUAR TË PLOTË SHKRESËN E GJYKATËS ADMINISTRATIVE KLIKONI KETU