Bashkia e Shkodrës është e vendosur në zbatimin e dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve me 30 qershor. Pas shkresave dërguar KQZ-së për lirimin e ambjenteve, duke parë se nuk ka akoma një reagim për zbatimin e kërkesës së saj, Bashkia e Shkodrës i ka kërkuar mbështetje Policisë së Shtetit për lirimin e këtyre ambjenteve, në një datë që do ti komunikohet uniformave blu nga qeverisja vendore. Më poshtë, shkresa e dalë sot nga Bashkia Shkodër në drejtim të Policisë së Shkodrës.