Bashkia e Shkodrës ka nisur një tjetër shkresë zyrtare lidhur me procesin që pritet të zhvillohet me 30 qershor në territorin e saj. Sipas dokumentit me firmën e kryebashkiakes Voltana Ademi dhe vulën e Bashkisë Shkodër, nënvizohet se qeverisja vendore njeh dhe zbaton dekretin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve në datën 30 qershor. Po ashtu, bëhet me dije se Qendrat e Votimit të parashikuara të vendosen në mjediset e ndertesave pronë të Bashkisë Shkodër, nuk do të jenë funksionnale. Më poshtë, dokumenti i dërguar nga Bashkia Shkodër në KQZ, Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Misionin OSBE- ODIHR.