Megjithëse njeriu më i kërkuar Klemend Balili u vetëdërëzua tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe tashmë ndodhet përballë gjykatës, kompanitë e vëllait të tij, Bashkim Balili, nuk kanë pasur asnjë pengesë ligjore për të fituar tendera publike për ruajtjen e godinave të prokurorive në vend.
Më konkretisht në 21 janar 2019, vetëm 6 ditë kur Klemend Balili ishte dorëzuar, kompania e vëllait të tij, “Balili-Ko” ka fituar tenderin për ruajtjes dhe garantimin e sigurisë së prokurorisë në Sarandë.
Tenderi ka një vlerë prej 26 milion lekë të vjetra. Kjo kompani konkuronte e vetme në këtë tender dhe se është shpallur fituese disa herë. Kompania në fjalë zotërohet nga vëllai i Klemend Balilit, Bashkim Balili. Kujtojmë që kompanisë “Balili-Co” nga ish-drejtori i policisë Çako iu hoq liçensa për polici private, por pas një procesi gjyqësor në gjykatën administrative, kompania arriti të rrëzojë vendimin e ish-kryepolicit Çako dhe të rifillojë sërish aktivitetin e saj tregtar.