Aktivistja shqiptaro-amerikane e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari ka dorëzuar në SPAK padinë për shpifje ndaj Ervin Salianjit. Kokalari shkruan në Facebook se Salianji ka hedhur shpifje dhe fyerje drejt saj, ndërsa i përgjigjet për çdo akuzë deputetit demokrat.
“Padia ndaj Ervin Salianji sot u depozitua në SPAK. Padia është për shpifje që ai i ka bërë publikisht. Dua të sqaroj se familja ime nuk ka mbajtur kurrë mbiemrin Hoxha, por është njohur gjithnjë me mbiemrin Kokalari.
Im shoq ka qënë vetëm dy herë në Greqi dhe s’ka qënë kurrë pjesë e politikës as në Greqi & as në Amerike, jo më të jetë pjesë e ‘Agimit të Artë’ apo lobit Grek.
… dhe unë nuk jam e papunë. Madje punoj orë të gjata që të merrem me bisnesin tim privat qe kam punuar 20 vjet për ta sjellë aty ku është dhe të kem kohë të merrem me politikë si në Amerikë, ashtu dhe në Shqipëri.
Një faleminderim të veçantë avokates Endira Bushatit, që i është dhënë me shpirt mbrojtjes time”, shkuan Kokalari në Facebook.