GJKKO- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka konfiskuar pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij.
ShkodraWeb publikon listën e pasurive të paluajtshme në zotërim të Mosi Habilajt, Florian Habilajt dhe familjarëve të tyre, që Prokuroria e Posaçme, SPAK, në përfundim të procesit gjyqësor pasuror bazuar në ligjin antimafia ka kërkuar që të konfiskohen.
Sipas SPAK, pasuria e konfiskuar kap vlerën e 82 440 285 (tetëdhjetë e dy milionë e katërqind e dyzet mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) lekë të reja, të ndodhura në Vlorë. Kujtojmë që një muaj më parë Gjykata e Posaçme, GJKKO e ka dënuar me 37 vite burg Moisi Habilajn dhe tre anëtarët e bandës së tij.
Pas hetimeve, SPAK kishte kërkuar 63 vite burg në total për katër anëtarët e grupit Habilaj, por dënimi i tyre u ul në 37 vjet pasi pranuan gjykim të shkurtuar. Konkretisht, GJKKO-ja ka dënuar me 10 vite burg Moisi Habiljan ndërsa me nga 9 vite janë dënuar Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.
Mbi grupin që drejtonte Habilaj, rëndojnë akuzat për veprat penale ‘trafikim i narkotikëve’ në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’.