Holanda ka dorëzuar sot zyrtarisht në Komisionin Europian projekt-rezolutën e miratuar pak kohë më parë në parlament, duke kërkuar rikthimin e vizave për shqiptarët. Në letrën drejtuar komisionerit për migrimin dhe punët e jashtme, Dimitris Avramopulos, Holanda i kërkoi Komisionit Europian të pezullojë vizat për shtetasit shqiptarë.