ShkodraWeb Media ka arritur të sigurojë vërtetimin e pasurisë së Lulzim Berishës, ish-kreu i “Bandës së Durrësit”, i cili po i nënshtrohet verifikimit nga ana e OFL- Operacionit të Forcës së Ligjit, pasi dyshohet se ka krijuar pasuri përmes veprimtarive kr.i.minale.
Mësohet se pasi dorëzoi formularin e OFL- së, pranë Drejtorisë së Policisë në Durrës, Lulzim Berisha është pajisur sot me një vërtetim nga Kadastra e Durrësit, ku thuhej se ai nuk ka asnjë pronë në emër të tij. Në përgjigjen zyrtare që mban datën e sotme, 5 shkurt 2020, sqarohet se në emër të Berishës nuk figuron asnjë pronë e regjistruar. Siç është bërë e ditur, Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi dje një formular për deklarimin e pasurisë Berishës brenda 48 orëve, i cili u lirua në vitin 2016 me kusht.
Ai i dënuar fillimisht me burg përjetë e më pas me 25 vite, i kishin mbetur vetëm 5 vite dënim për të kryer, kur u lirua nga burgu më 5 dhjetor 2016 pas një procesi të gjatë padish e kërkesash që avokatët e tij bënë në gjykata. Gjykata i dha lirinë duke e vendosur atë në periudhë prove me kusht që për 5 vjet të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakt me Shërbimin e Provës Durrës.