Partia Demokratike duket se do të ndryshojë statutin e saj. Siç dihet, me 17 korrik 2021, PD do të mbledhë Kuvendin Kombëtar, i cili përveç zgjedhjes së antarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, do të shqyrtojë dhe miratojë edhe ndryshimet statuore.
Ka qenë vetë kryetari i PD- së Lulzim Basha ai që ka depozituar ndryshimet e propozuara për statutin e partisë që drejton nga viti 2013. Ndryshimet i janë dërguar zyrtarisht për mendim Komisionit të Përhershëm të Statutit pranë PD- së.
Në letrën shoqëruese (që mund ta lexoni duke klikuar linkun më poshtë) Basha paraqet pikat kryesore ku propozohet të ndryshohet statuti i PD- së ndërsa bashkangjitet edhe statuti i plotë me të gjitha ndryshimet.
Përpara kalimit në Kuvendin Kombëtar, fillimisht do të shprehet për ndryshimet Komisioni i Përhershëm i Statutit dhe më pas, ato do të miratohen në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. “Vulën” këtyre ndryshimeve do t’ja vërë Kuvendi Kombëtar në mbledhjen e datës 17 korrik 2021. /ShkodraWeb/