Nëse keni një llogari bankare në Reifeisen Bank, bëni mirë ta kontrolloni sa më parë. Ka disa ditë që po verifikohet një fenomen i çuditshem, i cili tanimë është pranuar edhe nga vetë banka në fjalë. Sipas shumë klientëve të kësaj banke, ka patur dublikim veprimesh të dy ditëve ne ATM. Pra, nëse keni tërhequr lekë me kartë në bankomat, të është përsëritur.
Për ta bërë më të thjeshtë: Nëse në bankë keni patur 200.000 lekë, ju keni tërhequr vetem 100.000, por në fakt në llogarinë tuaj nuk ju kanë mbetur edhe 100.000 lekë, por keni 0 lekë në bankë. Reiffeisen Bank merr përsipër zgjidhjen e problemit, por ata që e kanë provuar këtë “fat”, thonë se banka nuk bën as transparencë, as nuk mban përgjegjësi pavarësisht se kontratat janë individuale për çdo klient.
Bëni mirë të kontrolloni njëherë llogarinë, urojmë që jo, por mbase edhe ju mund të mbeteni të surprizuar…