Këshilli i Bashkisë Shkodër do të mblidhet sërish në version elektronik. “Parlamenti” i Shkodrës, nuk ndjek shembullin e Parlamentit në Tiranë, i cili edhe sot zhvilloi mbledhje në sallën e senacave plenare. Aq më tepër, kur Këshilli Bashkiak e ka shumë më të lehtë, meqenëse është njëngjyrësh dhe pjesëmarrja e reduktuar në sallë dhe vendimet, mund të merren më lehtësisht.
Sipas një njoftimi për mediat, mësohet se Këshilli Bashkiak Shkodër do të mblidhet nesër, 22 maj 2020, përmes votimit elektronikisht. Votimi do të fillojë në orën 10.00 dhe do të përfundojë në orën 14.00. Ka vetëm një pikë të rendit të ditës, miratimin e fondit 6% të Ndihmës Ekonomike për muajin prill 2020. Vota pro, kundër apo abstenmim do të bëhet përmes postës elektronike.
Me shqetësimet e orëve të fundit, siç është problemi i pagave të prapambetura të Vllaznisë, mbase do të ishte e udhës që Këshilli Bashkiak, në cilësinë e Asamblesë së KF Vllaznia, të mblidheshin për të shqyrtuar këtë çeshtje. Për pozicionin që ka, Këshilli Bashkiak i Shkodrës është i vetmi që mund të japë zgjidhgje këtij ngerçi në kohën e duhur. Mbase më vonë, Vllaznia do të rrezikojë shumë e do të jetë e pamundur që gjërat të riparohen. /ShkodraWeb Media/