Zgjedhjet për rektor në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë hyrë në një fazë që rrezikon të minojë seriozitetin e krejt këtij procesi të rëndësishëm për këtë IAL, sot dhe për nesër.
Mbrëmjen e sotme, siç mund ta lexoni edhe më poshtë, KIZ- Komisioni Institucional i Zgjedhjeve në këtë universitet, ka zyrtarizuar me firma dhe me vulë fitoren e Tonin Gjuraj në garën për rektor.
Megjithatë, KIZ-i nuk firmos vendimin zyrtar për shpalljen e Gjuraj rektor i “Luigj Gurakuqi”, duke e çuar procesin në një situatë të paprecedentë, teksa në të gjitha IAL-të e tjera është shpallur rezultati.
Justifikimi i KIZ- it është “mund të ketë ankimime” dhe duhet pritur akoma.