Imeda Kraja, me detyrë Drejtor pranë Drejtorisë së Sherbimeve Sociale, Strehimit dhe Shendetit Publik në Bashkinë Shkodër, është shkarkuar nga detyra ditën e sotme.
Në dokumentin e siguruar nga ShkodraWeb, i cili mban firmën e Ardita Peraj, drejtore e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Sherbimeve Mbështetëse në Bashkinë Shkodër, mes të tjera thuhet:
1. Lirimin nga Sherbimi Civil të nëpunësit znj.Imelda Kraja, me detyrë Drejtor pranë Drejtorisë së Sherbimeve Sociale, Strehimit dhe Shendetit Publik në Bashkinë Shkodër.
2. Ky akt bazohet pas vendimit nr.1 prot, datë 08.08.2023 të Komisionit Disiplinor, administruar me nr. 10709/8 prot, datë 08.08.2023, për marrjen e masës disiplinore “Largim nga shërbimi civil” per nepunêsin civil znj.Imelda Kraja me detyrë Drejtor pranë Drejtorisë së Shērbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik në Bashkinë Shkodër.
3. Dorëzimi i detyrës, i dokumentacionit, i pajisjeve, i mjeteve të punës në inventar dhe kredencialet elektronike në sistemet e administrates publike, të bëhet brenda 5 (pesë) ditëve nga data e marrjes së këtij akti.
4. Ngarkohet Drejtoria e Sherbimeve Sociale, Strehimit de Shëndetit Publik pēr marrjen në dorëzim të materialeve të cituara në pikën 3 të këtij akti.
5. Për zbatimin e këtij akti ngarkohet Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse dhe Drejtoria e Financës në Bashkinë Shkodër.
6. Ky akt hyn ne fuqi menjëherë.
Për vendimin e Komisionit Disiplinor, është vënë në dijeni edhe kryebashkiaku Benet Beci. Imelda Kraja u emërua në këtë detyrë rreth 5 muaj më parë, pasi u shpall fituese në konkursin e organizuar nga Bashkia Shkodër për postin “Drejtor pranë Drejtorisë së Sherbimeve Sociale, Strehimit dhe Shendetit Publik në Bashkinë Shkodër”.