Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, lidhur me kërkesën e këtij të fundit, për bashkëpunim, që në territorin e Bashkisë së Shkodrës, të mbillen pemë me para të fushatës. Shkresa në fjalë është përgjigjia që z. Spahia i ka kthyer letrës së kryetarit të PS Edi Rama.
Letra
Z. Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë
z. Edi Rama!
Në përgjigje të shkresës tuaj datë 07.04.2023, administruar pranë Bashkisë Shkodër mr nr. 5116 prot., datë 11.04.2023, vendos në dispozicionin tuaj si pikë kontakti zj. Aida Shllaku, Drejtor i Mjedisit e Pyjeve pranë institucionit tonë.
Duke ju falenderuar,
Kryetar
Bardh Spahia