Nga Arian PERAJ
Zonja ministre e arsimit! Para pak ditësh, në mënyrë publike ju jam drejtuar me tre pyetje për të cilat akoma nuk kam marrë asnjë përgjigje apo reagim.
Për kujtesë, jua përsëris edhe njëherë thelbin e pyetjeve, jo ju, por opinionit të nderuar publik që kërkon të mësojë të vërtetat mbi ju dhe gjithë kolegët tuaj që keni marrë përsipër drejtimin e shtetit shqiptar:
1. Sa e keni mesataren e përgjithëshme në tre vitet e para të shkollës së lartë Znj. ministre?!
2. Sa e keni mesataren e specialitetit Znj. ministre?
3. Sa e keni mesataren e lëndëve të përgjithshme Znj. ministre?
Meqenëse ju nuk dënjoni të përgjigjeni apo e ndjeni të vështirë këtë pasi edhe ju e dini se nuk keni argumenta për të justifikuar arsyet pse unë ju pyes, po ekspozoj një dokument zyrtar ku janë të gjitha përgjigjet e pyetjeve të drejtuar.
Kjo vlen për të bindur opinionin publik, kolegët mësuesa dhe gjithë të interesuarit për arsimin shqiptar, se cili është niveli profesional, pedagogjik dhe intelektual i zonjes ministre të arsimit shqiptar.